Tre tërmete brenda 48 orëve në Shqipëri
October 21, 2016
Tre tërmete kanë goditur Shqipërinë vetëm gjatë 48 orëve të fundit. Kjo konfirmohet nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.
Tërmeti më i fundit është regjistruar sot rreth orës 01:54 minuta me intensitet 3,8 ballë.
Epiqendra ka qenë në Greqi, por lëkundjet janë ndjerë edhe në Leskovik.
Një ditë më parë është regjistruar tërmet në lindje të Burrelit, me intensitet 2.8 ballë. Lëkundjet u ndjenë rreth orës 15:54 minuta.
Po më datë 20 një tjetër tërmet është ndjerë sërish në Leskovik rreth orës 14:20 minuta, më i forti nga dy të parët, 3,9 ballë.
Ndërsa më datë 19 tetor në mbrëmje pati lëkundje të tjera në jug të vendit, kryesisht në Gjirokastër. Epiqendra e tërmetit 4.5 ballë ishte Janina.