Tre vite pas shpalljes në kërkim, vetëdorëzohet i riu pjesë e grupit të Gates

lazarat_002Tre vjet pasi ishte shpallur ne kërkim për ngjarjet e Lazaratit, 25-vjeçari, Klajdi Karamani është vetëdorëzuar sot në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ai shoqërohej nga avokati, Idajet Beqiri dhe pasi ka kontaktuar me oficerët e policisë gjyqësore dhe Prokurorisë i është dorëzuar organeve te rendit.

Gjatë deklarimeve para prokurorëve, i riu ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe jetonte në Greqi dhe se kishte vendosur të dorëzohej për t’u mbrojtur para Gjykatës.

Klajdi Karamani ndodhet në grupin e parë të të akuzuarve së bashku me Gate Mahmutajn, te cilët kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. 25-vjeçari akuzohet nga Prokuroria për trafikim te lëndëve narkotike.