Tregtarët të zhgënjyer me Zamira Ramin, shtoi taksën e sportit te fatura e ujit

keshilli bashkiak gjirokasterBashkia e Gjirokastrës duket se ka bërë një hap mbrapa në taksat e vendosura qytetarëve. Ndryshe nga sa pritej, taksat vendore janë rritur.

Të parët që ngrenë shqetësimin për taksat e bashkisë janë tregtarët e tregut të fruta – perimeve në qytetin e Gjirokastrës. Ata e cilësojnë të padrejtë vendosjen e taksës për sportin brenda faturës së ujit të pijshëm, ndërsa pohojnë se ka rënie të ndjeshme të xhiros ditore që në pjesën më të madhe të rasteve nuk e kalon 2000 mijë lekë në ditë.

Taksat e reja të Bashkisë Gjirokastër janë miratuar me paketën e re fiskale në muajin janar të këtij viti, një paketë e kundërshtuar nga këshilltarët e djathtë.

Një prej taksave të kundërshtuara fort nga të djathtët ka qenë edhe taksa e arsimit dhe sportit, shqetësim i ngritur prej tyre edhe në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak me pretendimin se kjo taksë është antikushtetuese dhe paguhet dy herë prej tregtarëve në Gjirokastër,që e japin këtë taksë si biznes dhe si familjarë, në një kohë kur qeveria sipas të djathtëve, pohon se arsimi dhe sporti janë falas.

Cobain demo gratis dan main real slot dana hanya di megaslot bersama https://insanitywetrust.com/ – gacor pol!