Tregtari nga Gjirokastra kapet në ’18 Shtatori’ me mallra ushqimore kontrabandë
November 4, 2017
Policia e Gjirokastrës ka kapur një 56-vjeçar në lagjen ’18 Shtatori’, pasi i gjetën në makinë mallra kontrabandë. Ngjarja ndodhir dy ditë më parë.
“Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin H.G, vjeç 56, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në lagjen “18 Shtatori”, në mjetin tip “Benz”, iu gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale mallra ushqimore si sallam, qumësht dhe detergjent, për të cilat nuk ka paguar detyrimet doganore në Degën Doganore Kakavijë. Neni 174 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin që policia shpërndau për mediat.