Tregu industrial i Gjirokastrës, aksidentohet një punëtor nga Lazarati. Kallëzohet në Prokurori pronari i firmës
January 16, 2018
Një punëtor është aksidentuar në lagjen ’18 Shtatori’ në Gjirokastër. Ai ishte duke punuar në kantierin ku po ndërtohet tregu i ri industrial i qytetit. Për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë, policia e Gjirokastrës ka kallëzuar në Prokurori, shtetasin H.Ç, vjeç 50, banues në fshatin Lazarat, administrator i një firmë private. Ndërkohë punëtori i aksidentuar është shtetasi T.T, vjeç 50, banues në Lazarat, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punimet për tregun industrial të Gjirokastrës kanë nisur rreth një vit më parë dhe s’kanë përfunduar ende.