Tritan Shehu do të drejtojë fushatën e PD në Gjirokastër e Libohovë, Ksera në Dropull

10929084_10203816895202717_831253813419530972_nPartia Demokratike ndez zyrtarisht motorët për fushatën elektorale për zgjdhjet lokale të 21 qershorit.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar demokrat janë zgjedhur drejtuesit e fushatës për 30 zona të vendit, ndërsa vihet re zhvendosje e drejtuesëve të fushatës së zgjedhjeve parlamentare nga qarqet e mëprashme.

Në Bashkinë Gjirokastër dhe Libohovë fushatën zgjedhore do ta drejtojë Tritan Shehu, ndërsa për Bashkinë Dropull do ta drejtojë ish-ministri i Punës, Spiro Ksera.

Ndërkohë që sa i përket kandidatëve, pritet që më shumë informacion të jepet në ditët e para të muajit mars.