Tritan Shehu i shqetësuar për aktivitetin në Libohovë: Dua ftesë me vulë dhe firmë!

Kandidati për deputet i PD-së në Gjirokastë, Tritan Shehu shprehet i shqetësuar në Facebook për një aktivitet që do të organizohet në Libohovë në datat 9-11 qershor. Sipas tij ky aktivitet konsiderohet ndërhyrje në fushatën elektorale. Më poshtë reagimi i plotë i Shehut.

NJE FTESE QE FLET PER NJE NDERHYRJE ABUZIVIVE TE MINISTRES SE KULTURES NE FUSHATEN ELEKTORALE!

Zj.Mirela Kumbaro, Ministre e Kultures, eshte kandidate per PS ne qarkun e Gjirokastres.

Pikerisht ne kulmin e fushates elektorale date 9-11 qershor, ne zonen e saj elektorale, Libohove, sipas nje ftese pa firme e pa vule, Ministria e Kultures ne bashkepunim me Bashkine ( e drejtuar nga PS), organizojne nje “Festival tradicional” aty!!!!!

NJE VEPRIM KY QE SE PAKU BIE NDESH ME CDO ELEMENT ETIKE ELEKTORALE.

Pyes: kush e financon kete aktivitet, si ndahen financimet, pse zgjidhet pikerisht kjo date e ky vend nga ai dikaster????

Ne Qarkun e Gjirokastres gjate kesaj periudhe elektorale jane organizuar disa aktivitete te tilla “abuzive”, ky eshte i fundmi i ketij lloji dhe me flagranti.

I KERKOJ KQZ TE VERIFIKOJE MENJEHERE NDODHINE, TE BLLOKOJE AKTIVITET INTERFERUESE ME FUSHATEN, SI DHE TE KONTROLLOJE EDHE PER SA ESHTE REALIZUAR DERI ME TASHTI NE KETE QARK.

Image may contain: text