Tritan Shehu mbledh PD Gjirokastër: Ejani në protestën e 16 shkurtit, Rama do rrëzohet

PD Gjirokastër ka mbledhur sot strukturat e saj drejtuese për t’u përgatitur për protestën e madhe të 16 shkurtit në Tiranë. I pranishëm në takim ishte edhe deputeti Tritan Shehu. Duke folur në këtë takim ai kërkoi pjesëmarrje të madhe nga qarku Gjirokastër. Sipas Shehut Edi Rama duhet të largohet nga qeverisja sepse e ka varfëruar vendin.

“Kjo protestë shënon shpërthimin e madh kundër kësaj qeverisje. Kjo protestë ka nevojë për një përkrahje kudo në mbarë vendin”, tha Shehu.