Tritan Shehu: Ministria e Diasporës, fishekzjarre propagandistike e Edi Ramës

Lidhur me idenë e krijimit të një ministrie për Diasporën, që u lançua një ditë më parë nga vetë kryeministri Rama, deputeti demokrat i Gjirokastrës, Tritan Shehu, thotë se kjo është demagogjia e radhës, pasi një Ministër pa portofol, nuk mund të realizojë pritshmëritë e shqiptarëve në diasporë.

“Mënyra sesi u deklarua ajo ministrei, me një sekretar shteti apo ministër pa portofol të vetëm në një zyrë, unë mendoj se nuk do të keët sukses. E shoh si një fishekzjarr apo mjet propagandistik. Unë mendoj e gjykoj se sektori i kudjesit ndaj diasporës dhe ndaj emigrantëve duhet të jetë pjesë e punës strukturale e organike të Ministrisë së jashtme”,shprehet Shehu në një intervistë për Channel One.

Këtë të enjte kryeministri Rama teksa mblodhi Ambasadorët, iu kërkoi atyre një impenjim maksimal, pasi në të kundërt paralajmëroi shkarkimin e tyre për punë të dobët.