Tritan Shehu: Rama ju gënjen me premtimet 3D. Shihni si u ndërprenë punimet për rrugën Gjirokastër-Lazarat

Nga Tritan Shehu

Mbas premtimeve “sureale” ne 3D te Kryeministrit per akset rrugore te Gjirokastres, gjendja aty vecse po perkeqesohet edhe me tej: Punimet ne pjesen Lazarat-Gjirokaster nderpriten pa filluar akoma mire, duke lene nje situate shume me te keqe se me pare. Edhe ata punetore e makineri te pakta, qe cfaqeshin aty jave me pare, jane zhdukur krejtesisht! Kjo gje ka veshtiresuar se tepermi transportin, jeten e qytetareve dhe pa dyshim do te behet edhe me rende me fillimin e shirave.

Po keshtu punimet e premtuara nga Kryeministri prej disa here, per te filluar muaj me pare vazhdimin e ndertimit te rruges Kardhiq-Delvine, akoma duken vetem ne 3 D. Jo vetem kaq, por gjendja ne pjesen e perfunduar para vitit 2013 te kesaj rruge, e ngelur edhe pa asnje mirembajtje, po rrenohet cdo dite edhe me shume. Ne Tepelene ne vend te By pass-it te premtuar nga Kryemimistri perseri ne 3 D, po realizohet vecse nje rikonstruksion i segmentit ekzistues prej reth 1,5 km. Ky eshte Kryeministri ketij vendi me “premtimet” e tij ne 3 D!!