Tritan Shehu shpall Ramën ‘Sulltan’ dhe i ‘vjedh’ shprehjen: Nuk keni parë asgjë akoma!

Tritan Shehu, i zgjedhur sërish deputet në radhët e PD-së për qarkun Gjirokastrës ka reaguar në lidhje me një status të kryeministrit Edi Rama për publikimin e 101 emrave që janë denoncuar si abuzues në detyrën e tyre.

Reagimi

Po ndërtojmë shtetin ligjor apo sulltanatin e “listave” te shpallura nga tellalli?!

Ne shtetin ligjor askush, aq me pak Kryeministri; nuk ka te drejte te ofendoje, te akuzoje publikisht kerkend pa fakte e prova.

Shteti demokratik nuk vepron mbi “lista”, ai ka te tjera mekanizma te bazuara ne ligj!!!

Fatkeqësisht ne po largohemi për dite edhe me shume nga “Shteti Demokratik e Ligjor”.

Te ne kështu po ndërtohet shteti i bazuar mbi pushtetin e “sulltanit”!

Siç duket “Sulltanati” është modeli qe po implementohet!

Sa me shume ecim ne këtë drejtim, aq me e vërtete behet shprehja: “nuk keni pare asgjë akoma”!