Tritan Shehu zbulon pas dy muajsh që Zhulati është i izoluar. Ka dhe një porosi për Zamira Ramin: Ndërto një pallat të ri!

Deputeti i PD, Tritan Shehu i kërkon kryebashkiakes së Gjirokastrës që të reagojë për të nxjerrë nga izolimi banorët e fshatit Zhulat, që janë të bllokuar pas shembjes së rrugës prej disa javësh. Ai thotë se askush nuk po jep alarmin dhe impenjohet. Shehu komenton edhe situatën e banorëve të pallatit 5-katësh që rrezikon të shembet. Sipas tij bashkia dhe qeveria duhet të financojnë ndërtimin e një godine të re në një zonë të sigurt.

Institucionet kanë kërkuar prej disa ditësh largimin e banorëve nga pallati që rrezikon të shembet nga rrëshqitja e dherave, por disa prej tyre nuk pranojnë.

STATUSI I TRITAN SHEHUT
BASHKIJA E GJIROKASTRES E KRYETARJA E SAJ, “TE SHOHIN EDHE JASHTE ZYRAVE”!

Banoret e Zhulatit jane krejt te izoluar. Mund te komunikojne vetem nepermjet Fushe Bardhes, me kembe per aty, nga shembja e rruges prej permbytjeve.Palokastra rrezikohet te bllokohet nga rreshqitja e pjeseshme e rruges deri tashti. Askush nuk po jep alarmin dhe impenjohet. Ndersa Pallati i demtuar ne Gjirokaster kerkon vendime radikale: banoret duhet te cvendosen provizorisht ne godina te lehta e komode, nderkaq Bashkia me Qeverine duhet te financojne ndertimin e nje godine tjeter ne nje zone te sigurte. Nga informatat qe une kam, zona ekzistuese veshtire te sigurohet afat gjate.