Tronditet interneti/ Kina po shet konserva me mish njeriu?

cina-634x445-300x211Autoritet kineze janë detyruar të mohojë një lajm, i cili ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në mediat sociale.

Pas publikimit të këtyre fotove, në faqet online fillouan të qarkullonin thashetheme se Kina, po shiste mish të marinuar njeriu, të futur nëpër kanaçe dhe që shiteshin për tregjet e vendeve afrikane.

Në Zambia, një gazetë lokale publikoi lajmin së bashku me fotot, ndërsa në Facebook filloi një fushatë e çmendur me kundër republikës komuniste.

Ambasadori kinez në këtë vend, përgënjeshtroi dhe dënoi menjëherë këto lajme duke i quajtur ato dashakeqe ndaj vendit të tij.

Ndërkohë faqja Snopes.com zbuloi se fotot shokuese, i përkisnin një fushate publicitare të vitit 2012, të lojës fantastiko – shkencore, “Resident Evil 6”.

Një fushatë me një fantazi të shfrenuar, e cila është realizuar në Britani, në dyqan fallco mishi, ku kasapi, i quajtur “Wesker & Son Resident Evil Human Butchery”, pozonte duke shitur produkte mishi nga trupat njerëzorë.

Pavarësisht zbulimit të origjinës së fotove, ambasadori kinez në Zimbia, kërkoi një hetim në lidhur me këtë çështje, e cila për pak sa nuk shkaktoi një incident diplomatik mes vendeve./Tv Klan/