Turizmi dhe isopolifonia labe në Gjirokastër, shihni çfarë ndodh në Shtëpinë e Skëndulatëve (VIDEO)

Në shtëpitë disa qindra vjeçare të Gjirokastrës, dhjetëra turistë të huaj gjejnë këto ditë edhe një ofertë tejet të veçantë. Një grup i njohur i isopolifonisë interpreton këngët e vjetra të qytetit.

Këto këngë janë transmetuar ndër shekuj dhe kjo mënyrë të kënduari tashmë është pjesë e Trashëgimisë Botërore të Njerëzimit që mbrohet nga UNESCO.

Korespondenti ynë Raimond Kola ndoqi një nga mbrëmjet e Grupit Argjiro në shtëpinë 300 vjecare të Skëndulatëve dhe përgatiti kronikën në vazhdim.