Turizmi i aventurës, motoçiklistët nga Amerika në rrugët e kalldrëmta të Gjirokastrës

Një grup prej 12 motoçiklistësh me motora sportivë, përshkuan ditët e fundit zonat turistike të Gjirokastrës. Pjesë e ketij grupi ishin motoçiklistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia, Kanadaja etj.

E një pjesë e adrenalinës dhe gëzimit të tyre mbeti tek qytetarët që u ndeshën me ta në rrugët e kalldrëmta të qytetit. Përgjatë udhëtimit të tyre ata vlerësuan resurset natyre të zonës së Gjirokastrës dhe mikpritjen e banorëve.
Tashme Gjirokastra nuk ka nevojë për çelje sezonesh turisike.

Në çdo ditë të vitit ka dyert hapur për vizitorë të shumtë vendas e të huaj, të cilët veç historisë e kulturës, eksplorojne vendin në kërkim të së resë e aventurës.