U aksidentua në rrugën e Libohovës, arrestohet 21-vjeçari. I jepte makinës në gjendje të dehur

Nga shërbimet e qarkullimit rrugor ne Policine e Gjirokastres u arrestua në flagrancë shtetasi :

Vasil Stamo, 21 vjeç, banues në Dropull, Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Në aksin rrugor Sofratikë – Libohovë, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Pezho Rallye”, me targa AA 437 BV, ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka rënë në kanal, duke pësuar dëmtime të lehta si dhe është larguar nga vendi i aksidentit.