U dënua me 1.8 vite burg, ish- ministri Spiro Ksera apelon vendimin
September 27, 2016
Pak kohë pasi u dënua me 1.8 vite burg, ish-Ministri i Punës në qeverinë Berisha Spiro Ksera apelon dënimin e burgut dhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike.
Ksera u dënua me akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën së bashku me ish-vartësit e tij më 15 shtator nga dhoma penale në Tiranë dhe një ditë më parë kanë apeluar këtë dënim.
Spiro Ksera akuzohet për një tender me vlerë 30 milion lekë dhe këtë e ka bërë një ditë para se të linte detyrën si ministër.
Bashkëpunëtor me Kserën është edhe ish-drejtori i Kabinetit Klevis Bitro.