U tërhoqën dy kandidatë, çfarë ndodhi me garën për kryetarin e FRPD Gjirokastër?
February 19, 2016
Edhe pse fillimisht u fol se do të kishte një garë, për zgjedhjen e kreut të ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Gjirokastër, nuk ndodhi kështu.
Magrip Gjika dhe Besa Selfo, dy prej kandidatëve u tërhoqën para se të niste votimi.
Rrjedhimisht “fitues” doli kandidati tjetër Artan Aliko. Zyrtarisht nuk u bënë të ditura arsyet e dorëheqjes së dy kandidatëve.
Një ditë para votimit, FRPD Gjirokastër njoftonte se zgjedhjet për kryetarin e ri do të bëheshin sipas parimit “një anëtar një votë”, por nuk rezultoi kështu.
I pranishëm në konventën e FRPD Gjirokastër ishte edhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Tritan Shehu.