Udhëtonte nga Gjirokastra në Sarandë, makina merr flakë në Qafë të Muzinës (VIDEO)

Një automjet është përfshirë nga flakët në mes të rrugës.

Ngjarja është shënuar paraditen e sotme në Qafën e Muzinës.

Automjeti ka qenë duke udhëtuar nga Gjirokastra drejt Sarandës kur ka marrë zjarr, sipas hetimeve të para nga një shkëndijë elektrike.

Me të konstatuar problemin drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët kanë dalë nga makina dhe kanë njoftuar policinë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.