Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit, ja si do bëhet transferimi i studentëve nga universitetet e mbyllura

nikolla2Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka lëshuar sot udhëzimin për procedurat sesi do të bëhet transferimi i studentëve nga universitetet shtetërore, që iu është hequr licenca.

Në këtë udhëzim, që mban nr.25 dhe datën e sotme, 11 gusht 2014, thuhet se “studentët që në vitin 2013-2014 kanë ndjekur studimet në një nga institucionet e arsimit të lartë, që iu është hqur licenca, mund të transferojnë studimet e tyre në programe studimi të njejta apo të ngjashme të të njejtij cikël studimi në një universitet puvlik ose privat të arsimit të lartë, brenda ose jashtë vendit.

Në pikën 2 të udhëzimit thuhet se universitetet, që iu është hequr licenca, duhet të mbyllin të gjitha detyrimet lidhur me veprimtarinë mesimore – shkencore për vitin 2013-2014; të organizojnë sesione të jashtëzakonshme provimesh dhe mbrojtje të temave të diplomës për studentët që nuk kanë arritur t’i shlyejnë për këtë vit dhe, një plan të qartë me data dhe objektiva konkrete, t’ia vënë në dispozicion, Ministrisë së Arsimit benda datës 13 gusht 2014.

Në pikën 3 të udhëzimit flitet për studentët që kanë përfunduar studimet dhe mbrojtjen e temës së diplomës, të cilëve duhet t’iu lëshohet diploma me suplementin përkatës brenda datës 1 shtator. Po ashtu, dosja e çdo studenti duhet të përfundohet nga universitetet tashmë pa liçensë, brenda datës 1 shtator 2014. Në këtë dosje duhet të jetë i përfshirë i gjithë dokumentacioni i nevojshëm për çregjistrimin dhe regjistrimin më pas në një tjetër universitet.

Në pikën 7 të udhëzimit theksohet se plani i plotë i programit të studimit, duhet të ketë brenda edhe kreditet për çdo lëndë.

Studentët kanë të drejtë që brenda datës 20 shtator 2014 të aplikojnë për transferimin e studimeve në universitetet që ata dëshirojnë duke paraqitur dokumentet përkatëse.

Deri në këtë pikë të udhëzimit, flitet për detyrimet që kanë universitetet e mbyllura dhe më pas, jepen udhëzime sesi duhet të veprojnë dhe çfarë dokumentet duhet të paraqesin studentët në universitetin ku do të regjistrohen dhe çfarë duhet të bëjnë komisionet e pranimit me ta./dita