UEFA: Shqipëria humb 3-0 në tavolinë ndeshjen me Serbinë

1413318560503_wps_80_epa04446846_A_brawl_betweKomisioni Disiplinor i UEFA-s, ka marrë vendimin e tij përfundimtar, pas diskutimeve të gjata në lidhje me ndeshjen e 14 tetorit në Beograd mes Shqipërisë dhe Serbisë e cila u ndërpre për shkak të incidenteve në minutën e 42 dhe sigurisht nuk është vendimi që me të drejtë, e priste Shqipëria.

UEFA konfirmon se Shqipëria e humb ndeshjen në tavolinë dhe 3 pikë i shkojnë Serbisë, (humb 3-0 në tavolinë). Duket se Shqipëria është penalizuar pasi pamundësia fizike e futbollustëve të kombëtares është interpretuar si refuzum për të rinisur lojën.

Komisioni i disiplinës vendos gjithashtu që Serbisë t’i hiqen 3 pikë dhe të luajë dy ndeshje pa tifozë. Mësohet gjithashtu se, të dyja federatat, ajo shqiptare dhe serbe janë gjobitur me nga 100 mijë euro.

Me vendimet e Komisionit të Disiplinës, Shqipëria mbetet me 4 pikë, ndërsa Serbia me 1 pikë.

FSHF në një konference për shtyp tha se vendimi ishte i padrejtë dhe se Shqipëria do ta apelojë atë pranë Komisionit të Apelit në UEFA. Praktikisht sipas tyre Serbia nuk është dënuar.

FSHF: VENDIMI UEFA I PADREJTË, VIJOJMË LUFTËN. AVOKATI: PRAKTIKISHT SERBIA NUK ËSHTË DËNUAR

Federata Shqiptare e Futbollit në një konferencë për shtyp ka bërë publik vendimin e UEFA-s për ndeshjen e 14 tetorit, ku praktikisht sipas tyre Serbia nuk është dënuar për dhunën dhe racizmin. Humbja nga ana e Shqipërisë, siç thanë edhe zyrtarët e FSHF-së është bazuar tek deklaratat e futbollistëve, të cilët u shprehën se ishin të pamundur fizikisht që të vijonin lojën. Por pikërisht kjo deklaratë është marrë si refuzim.

I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe avokati Artan Hajdari, studioja e të cilit bëri mbrojtjen në UEFA. Sipas tij, Shqipëria do vijojë luftën për të marrë tre pikë, pasi vendimi është i padrejtë.

“Vendimi i UEFA jepet i arsyetuar, arsyet jepen vetëm pas 5 ditësh nëse neve apelojmë. Vendimi duket i çuditshëm, ne do ta godasim me forcë nga ana juridike. Lufta jonë do vazhdojë. Argumentet tona janë shumë të fortë, 3 pikëshi duhet të na jepet neve”, tha Hajdari.

Gjykata të tilla janë brenda trupit të UEFA-s, por kjo e sotmja është një zgjidhje, një kompromis që nuk shkon. Dikush duhet ti merrte këto 3 pikë. Më mirë të thoshin të riluhej ndeshja. Ne kemi të drejtë të kërkojmë brenda 5 ditëve argumentet e vendimit, nga momenti që informohemi të. Lufta juridike vijon. Apeli është më debutues. Në një ndeshje futbolli dikush duhet të fitojë, më këtë rast ne jemi të dhunuarit dhe dënohemi njësoj si Serbia

Avokati sqaroi më tej se, në Apel, Shqipëria do kërkojë që Serbia të hetohet edhe për racizëm, pasi siç shtoi ai, praktikisht Serbia nuk është dënuar.

DE BIASI: VENDIMI NUK NA DHA DREJTËSI

Fill pas lajmit të publikuar në media, në lidhje me vendimin e dhënë nga UEFA, ka reaguar dhe trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Gianni De Biasi. Sipas De Biasit, vendimi nuk na dha drejtësi. “Vendimi nuk na dha drejtësi, na hoqën atë që fituam në fushë”-tha De Biasi. 

Libohova Online