Universiteti i Gjirokastrës, ja degët që mbyllen

Pamje-nga-Universiteti-i-GjirokastresNë vitin e ri akademik që pritet të nis në muajin tetor, Universiteti “Eqerem Çabej” në Gjirokastër do të ketë më pak programe studimi. Kështu, s’do të ketë më pranime në degët “Ekonomi-Turizëm”, “Gjuhë Italiane”, “Matematikë”, “Fizikë-Informatikë” dhe “Histori dhe Gjuhë Italiane”, ky i fundit ishte një program i hapur në bashkëpunim me Universitetin e Maçeratës në Itali.

Ministria e Arsimit nuk ka miratuar kuota për këto programe studimi dhe praktikisht i bie që të mbyllen. Edhe programi i studimit për përgatitjen e specialistëve zooteknikë, që ishte filial i Universitetit Bujqësor të Tiranës u mbyll. Ndërkohë që mësohet se rektorati i këtij universiteti i ka nisur një kërkesë ministrisë për rishikim të kuotave.