Universiteti i Gjirokastrës, marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prizrenit

 Universiteti i Gjirokastrës, marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prizrenit

sdfgbUniversiteti i Gjirokastrës “Eqerem Çabej” dhe Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes tyre.

Marrëveshja është nënshkruar në Gjirokastër nga rektorët e dy universiteteve, Gëzim Sala dhe Ram Vataj.

Marrëveshja parashikon bashkëpunim në shkëmbimin e lektorëve, studentëve dhe projekteve të ndryshme shkencore. Pjesë e marrëveshjes është edhe bashkëpunimi në kuadër të projektit Erasmus Plus mbështetur nga Bashkimi Europian.

Universiteti i Prizrenit është i dyti në Kosovë për nga numri i studentëve, pas Universitetit të Prishtinës. |Libohova Online|

Libohova Online