Vangjel Tavo ‘shkrin gazit’ Edi Ramën (FOTO)

Politika është sa ndarëse për sa u takon ideologjive politike dhe numrit të mandateve në parlament, po aq edhe ‘bashkuese’ ndonjëherë, kur bëhet fjalë për politikanë dhe deputetë që kanë vite njohje mes tyre për shkak të angazhimit në drejtimin e vendit. Jashtë sallës së Kuvendit, mosmarrëveshjet apo mosdakordësitë nuk ekzistojnë.

Në fotot që sjell Panorama, pas seancës së parë të Kuvendit më 9 shtator, shihet deputeti i LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo. Ai ka qenë iniciatori i një batute pikante, me sa duket, që ka nxitur të qeshurat te Rama dhe deputetët e tjerë të LSI-së, Naco e Koka.

Por nuk dihet cfarë i ka thënë konkretisht.