Vazhdojnë në Gjirokastër punimet në banesat e shpallura monumente kulture

 Vazhdojnë në Gjirokastër punimet në banesat e shpallura monumente kulture

emigrantet2-1Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Gjirokastër po vijon me restaurimin e banesave të shpallura monument kulture.Konkretisht punimet janë shtrirë në banesën “Xhezo”, por edhe në shumë banesa të tjera, për të cilat “banorët thonë se prej kohesh nuk ka shkelur njeri nga monumentet”.

Këtë e tregon në fakt edhe gjendja e dregraduar e këtyre strehëve. Ndërhyrja në banesën “XHEZO” monument kulture i kategorisë së parë konsiston në strehët e krahut perëndimor të shtëpisë, nga të paktët elementë të mbetur për fat të keq, nga ajo çka e bën këtë banesë monument të kategorisë së parë.

Gjirokastra, qyteti i gurtë, është regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2005. Në qytet veçohet tipi i shtëpisë së fortifikuar me çati me pllaka guri, në harmoni perfekte me peizazhin shkëmbor të territorit ku ajo ngrihet.

Banesat, një tip i veçantë në tipologjinë e banesës shqiptare dhe asaj ballkanase të mesjetës së vonë, luajnë një rol të rëndësishëm në fizionominë e qytetit.
Gjirokastra ka 56 banesa monumente kulture të kategorisë së parë, 502 të kategorisë së dytë dhe shumë komplekse të tjera me vlera historike, arkitektonike dhe kulturore.

Libohova Online