Vdekja nga antraksi e 58-vjeçarit nga Libohova, flasin familjarët (VIDEO)

lkjgdflgkShënohet në Gjirokastër rasti i parë i vdekjes nga antraksi në 20 vitet e fundit. 

Mjekët e spitalit të Gjirokastrës dhe Drejtoria e shëndetit publik konfirmojnë se një bari 58-vjeçar banor i Libohoves ka humbur jetën pas konsumimit të mishit të infektuar nga sëmundja e antraksit, apo plasja siç njihet në gjuhën popullore.

Familjarët e viktimës Enver Maçi kanë hapur dyert e mortit në Libohovë, ndërsa apelojnë për ndihmë, pasi 58 vjeçari ishte e vetmja e ardhur për familjen me 5 anëtarë.

Për tre ditë më iku. I ra temperatura në moment. I dhashë ilaçe dhe më pas iu fry krahu. Më la burri në mes të rrugës. Çunin e kam pa punë. Jam një fukaresh. Nuk kam as drita në shtëpi”, thote Fluruta Maçi, bashkëshortja e viktimës

Nuk e kuptuam se ishte me plasje. Si duket, ai e kishte nga brenda dhe më pas ju shfaq në kraharor”, shprehet Bedri Maçi, vëllai i viktimës.

E kontaktuar Drejtoria e Bujqësisë në Gjirokastër nuk e konfirmon diagnozën e prekjes së viktimës nga antraksi, ndërsa thotë se prite ekspertë nga Tirana për ngjarjen.

Ky është rasti i parë i vdekjes së dyshuar nga antraksi në 20 vitet e fundit në qarkun e Gjirokastrës.