Veliaj ne Gjirokaster, inspekton punimet ne parkun e Viroit

largea_veliaj1390732566Ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise, Erion Veliaj, ishte sot ne Gjirokaster per te inspektuar nga afer disa prej punimeve ne veprat publike qe financohen prej qeverise shqiptare. Ai eshte ndalur ne punimet e rruges qe te con ne shtepine e lindjes se shkrimtarit Ismail Kadare dhe ne rrugen e 7 krojeve. Me pas ka inspektuar punimet ne parkun natyror te Viroit, ku po kryhet nje investim shume i madh. Ne fjalen e tij para mediave, Veliaj u shpreh entuziast per punen e deritanishme, ndersa perfitoi nga rasti per te theksuar rendesine e arsimit profesional.

“Jam dyfish krenar per kete pune qe po ben bashkia dhe dyfish krenar qe bashke me kolegun Ahmetaj i kemi pare njerezit ne sy para nje viti, kur i kemi premtuar se do te kthejme investimet ne Gjirokaster, te munguara prej 8 vitesh. Jam ketu sot per t’i pare dhe prekur vete se si po ecin investimet brenda ne qytet, sidomos ketu ne parkun e Viroit. Kur ky projekt te kete mbaruar ne fund te vitit, do te jete nje nga me te bukurit ne Republiken e Shqiperise”,- tha Veliaj.

Ne total investimet e qeverise ne disa projekte publike ne Gjirokaster, kapin vleren e rreth 600 milione lekeve te reja.

Libohova Online