Vende të lira punë në sektorin fason, kërkohen rreth 100 gra e vajza nga Libohova
Bashkia Libohovë ka shpërndarë një njoftim pasditen e sotme, ku i bën thirrje grave dhe vajzave të interesuara për t’u punësuar në një rrobaqepësi greke e cila do të nisë aktivitetin e saj së shpejti në qytetin e Gjirokastrës.
Në njoftim thuhet se ditën e shtunë do të zhvillohet një takim informues pranë Bashkisë Libohovë. Kompania merr përsipër trajnimin dhe transportin e punonjësve. Më poshtë njoftimi i plotë i bashkisë:
Bashkia Libohovë njofton të gjitha gratë dhe vajzat e interesuar për t’u punësuar në sektorin e fasonerisë për vende të lira pune në një kompanie greke, e cila do të nisë aktivitetin e saj prodhues së shpejti.
Në bashkëpunim me këtë kompani Bashkia Libohovë do të mundësojë punësimin e rreth 100 grave e vajzave nga Libohova, Nepravishta, Bulua dhe fshatrat përreth.
Përvoja e mëparshme në punë të ngjashme si kjo, nuk është kusht për përzgjedhjen, pasi kompania merr përsipër trajnimin, si dhe transportin e përditshëm Libohovë-Gjirokastër dhe anasjelltas.
Të interesuarat të paraqiten ditën e shtunë paradite pranë Bashkisë Libohovë, për një takim të parë informues, ku do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e kompanisë.