Vendi ku është e ndaluar të vishni minifund, ndryshe do të përdhunoheni
August 31, 2016
Ministri i Turizmit në Indi, Mahesh Sharma, ka këshilluar turistet e huaja që shkojnë në vendin e tij, me një listë gjërash çfarë duhet dhe çfarë s’duhet të bëjnë.Ai ka kërkuar nga ato që të mos shëtisin vetëm rrugëve dhe mbi të gjitha, të jenë të kujdesshme me veshjen e tyre.
Sipas Sharma, turistet duhet të shmangin minifundet, pasi kështu nxisin përdhunimet.
Sipas tij, India është një vend me tjetër kulturë nga ajo e perëndimorëve, ndaj dhe duhen marrë këto masa.
Deklaratat e tij kanë shkaktuar polemika të shumta, duke qenë se cilësohen si anti-feministe.
India është një nga vendet me numrin më të madh të përdhunimeve në botë.
Çdo ditë në këtë vend përdhunohen mesatarisht 92 femra.
Ky fenomen është i përhapur sidomos në zonar rurale.