Vendimi i firmosur sot nga Rama, lista ku Flamur Bime donte të përfshihej
May 3, 2017
Qeveria liron nga detyra 6 Prefektë të cilët janë përfshirë në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 18 qershorit.
Me siguri që pjesë e këtij vendimi të firmosur sot prej Ramës do të donte të ishte edhe Prefekti i qarkut Gjirokastër, Flamur Bime.
Ish-kryebashkiaku nuk e kishte fshehur ambicien për të qenë kandidat për deputet, por pas zyrtarizimit të listave, Rama kishte vendosur të mos e përfshinte.
Më poshtë lista e Prefektëve të shkarkuar.
Arben Kamami, prefekt i Qarkut të Elbasanit.
Ardit Konomi, prefekt i Qarkut të Korçës.
Fadil Nasufi, prefekt i Qarkut të Beratit.
Halit Palamani, prefekt i Qarkut të Dibrës.
Rolant Xhelilaj, prefekt i Qarkut të Durrësit.
Sadi Vorpsi, prefekt i Qarkut të Tiranës.