Vendimi i KQZ për Tërmet Peçin, reagon Flamur Golemi: Lajm i mirë për Tepelenën

Pas vendimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, për të rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, për ndërprerje të mandatit të kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi, ka reaguar kreu i PS-së në Gjirokastër, Flamur Golemi.

Ai përshëndet vendimin e KQZ-së, duke e cilësuar një lajm të mirë për qytetarët e Tepelenës, që sipas tij do të vazhdojnë të kenë në shërbim të tyre kryebashkiakun Peçi.

Më tej Golemi thotë se në 18 qershor qytetarët do të të votojnë sërish PS-në dhe Edi Ramën Kryeministër, në mënyrë që të vazhdojë kursi i reformave.

“Çdo aleternativë tjetër veç Partisë Socialiste dhe Edi Ramës kryeministër është kthim pas”, shprehet Golemi.

“E pata thënë edhe më herët se çadra e dëshpërimit nuk e baltos dot punën e Tërmet Peçit për transformimin e Tepelenës dhe se çdo përpjekje tjetër për t’i ndërprerë mandatin e kryebashkiakut të fituar me votë nga qytetarët, do të dështojë me sukses. Sot KQZ vendosi të rrëzojë kërkesën e Prokurorisë. Ky është një lajm i mirë për banorët e Tepelenës, pasi kryebashkiaku që po i ndryshon faqen qytetit me investimet dhe projektet e shumta, do të vazhdojë të jetë në shërbim të tyre”, shkruan kreu i PS-së në Gjirokastër.

/ArgjiroLajm.net/