Vendimi i qeverisë/ Varrezat e Bularatit dhe e vërteta e ngritjes së tyre (VIDEO)

Pak ditë më parë qeveria shqiptare mori vendimin për dhënien e statusit “varreza historike”, varrezave ku prehen eshtrat e ushtarëve grekë, një vendim që ngjalli debate dhe kundërshtime. ‘News 24’, ka udhëtuar në Bularat të Dropullit, ku ka biseduar me dëshmitarë të gjallë të viteve të luftës italo-greke. Reportazhi i përgatitur nga gazetarja Brikena Metaj sjell detaje interesante mbi historikun e këtyre varrezave të ngritura në fshatin Bularat.