Vendosen tabela informuese për në Kalanë e Libohovës (FOTO)

Për të shkuar në Kalanë e Libohovës tashmë është më e thjeshtë se kurrë më parë, sidomos për vizitorët e huaj që nuk orientoheshin dot.

Së fundi gjatë rrugës për në Kala janë vendosur tabela informuese që të ndihmojnë për të shkuar drejt monumentit.

Disa ditë më parë gjatë një aksioni vullnetar për pastrimin e Kalasë, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro njoftoi për vendosjen e sinjalistikës orientuese në këtë monument.

Megjithatë ajo që vihet re tek tabelat e para është se ato janë vetëm në gjuhën shqipe, kur në fakt do të duhej të ishin edhe në anglisht.

/Libohova Online/