Vendoset pllakati me emra në lapidar, nderohen dëshmorët e Nepravishtës (FOTO)
May 4, 2017
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2017/05/lapidar....jpg)
Në prag të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, tdisa prej të rinjve të Partisë Socialiste në Libohovë ndërmorën një nismë për të kthyer në identitet lapidarin e të rënëve gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në fshatin Nepravishtë.
Sot ata montuan në lapidar pllakatin ku janë gdhendur emrat e dëshmorëve, si dhe lyen me ngjyrë të kuqe yllin që qëndron në krye.
/Libohova Online/