Vetëm në Shqipëri luhet futboll në këtë fushë (video)

albannieNë Shqipëri është përmirësuar dukshëm infrastruktura e sportit, sidomos ajo e futbollit. Megjithatë duket se investimet kryesore kanë prekur vetëm stadiumet e Superligës.

Vetëm 30 km larg stadiumit modern “Elbasan Arena”, ndodhet stadiumi i Përrenjasit ku luan ekipi vendas i Domosdovës. Siç duket edhe nga pamjet në ndeshjen e fundit, fusha ishte e tëra e mbushur më uji, që më shumë i ngjante një liqeni.

Ndeshja Domosdova – Skrapari, përfundoi me rezultatin tenistik 7:0 për vendasit, momenti më qesharak ishte kur në gjuajtjen e penalltisë gjyqtari nuk e gjente se ku është pika e goditjes.