Vetëvritet një polic në Dragot

policiaPasditen e së martës, një polic 52-vjeçar ka vrarë veten ndërsa ndodhej me shërbim në pikën e bllokimit të automjeteve në Dragot të rrethit të Tepelenës.

Sipas Policisë së Gjirokastrës, polici ishte efektiv i komisariatit të Përmetit dhe në kushtet e depresionit ka përdorur armën e shërbimit.

Kolegët e tij e kanë gjetur të pajetë në vendin e shërbimit.