Video 3D, ja si u vra oficeri i RENEA-s në Lazarat

furgoni1Televizioni News 24, duke u mbështetur te hetimet e Prokurorisë, ka paraqitur një video 3D, të dinamikës së vrasjes së oficerit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

Nga pamjet kuptohet se dy mjete të blinduara të policisë kishin shkuar në zonën e kazinosë në Lazarat, ku disa orë më parë ishin qëlluar focat e FNSH-së.

Pasi kishin pikasur një mjet që të lëvizte në zonën pranë qendrës, forcat policore e kanë ndalur dhe nga kontrolli i bërë kanë arrestuar 17-vjeçarin Xhuljano Malo, i cili kishte një arsenal me armë në automjetin tip Benz pa targa.

Pas këtij momenti, mjetet e blidnuara kanë thërritur një furgon të thjeshtë tip Volkswagen, ku ndodhej i ndjeri Ibrahim Basha dhe kolegët e tij që kanë mbetur të plagosur.

Furgoni u lajmërua që të merrte minorenin e arrestuar.

Pikërisht pasi është afruar drejt vendngjarjes, furgoni është qëlluar me breshrëri automatikësh në zonën e një muri, që ishte rrëzuar po atë ditë nga kriminelët, me sa duket pikërisht që të krijonte shikueshmëri për të goditur policinë.

Nga të shtënat mbeti i vrarë dëshmori Basha dhe u plagosën dy kolegë të tij.