VIDEO/ Çuçi takim në Manalat: 71 milionë dollarë për infrastrukturën e Gjirokastrës dhe Përmetit. Pas 25 Qershorit qeverisim të vetëm

Kandidati i Partisë Socialiste Bledi Çuçi zhvilloi sot një takim me banorët e lagjes së Manalatit në Gjirokastër. Gjatë fjalës së tij, ai vuri në dukje situatën e degraduar ku ishte lënë Gjirokastra gjatë qeverisjes së mëparshme 8-vjeçare, ku rrezikoi seriozisht të hiqej nga lista e trashegimisë botërore nga UNESCO.

“Kur ne shkuam në zyrat e shtetit kemi gjetur letër nga UNSECO, që thoshte se tashmë kupa është mbushur dhe do nxjerrim Gjirokastrën dhe Manalatin nga lista e mbrojtjes, nga UNESCO. Një dëshmi se ku e kishte çuar politika e papërgjegjshme e politikanëve tanë e 25 viteve tranzicion, kujdesin ndaj trashegimise. Por ne, që 2 muajt e parë arritëm të bindim UNESCO-n se ne, PS, qeveria Rama jemi ndryshe dhe kemi ardhur për të ndryshuar fatet e Shqipërisë dhe të Gjirokastrës”.

Çuçi deklaroi se gjatë mandatit të dytë, me përfshirjen e Gjirokastrës në një paketë 71 milionë dollarë nga Banka Botërore, projektet transformuese të Gjirokastrës do të shtrihen në çdo lagje të saj.

“Një lajm shumë i mirë, edhe për lagjen tuaj dhe gjithë Gjirokastrën, eshte se në projektin e fundit të Bankës Botërore janë akorduar 71 milionë dollar vetëm për rehabilitimin e infrastrukturës brenda qyteteve për 4 qytete, dhe 2 prej tyre janë Gjirokastra dhe Përmeti”.

Në përfundim të fjalës së tij, Çuçi kërkoi mandat fuqiplotë për Partinë Socialiste, duke theksuar se PS ka dëshmuar së është e vetmja forcë politike shtetformuese e aftë për të çuar më tej procesin e integrimit europian.

“Ndryshe nga 4 vjeçari që kaloi, ka ardhur koha që shqiptarët t’i besojnë 100 përqind PS dhe Edi Ramës dhe jo një bashkëqeverisje me dikë tjetër në prehër. Unë mendoj se i kemi bindur shqiptarët dhe do vazhdojmë t’i bindim se është e vetmja PS që mund ta bëjë këtë vend, që mund ta bëjë shtet Shqipërinë, që mund ta çojë Shqipërinë në Europë”.

Cobain demo gratis dan main real slot dana hanya di megaslot bersama https://insanitywetrust.com/ – gacor pol!