VIDEO/ Emigranti shqiptar në Athinë ndihmon përmes Libohova Online familjen Beluli në Gjirokastër

sfsdhgdfhgfjPërpara disa ditës Libohova Online pasqyroi historinë e familjes Beluli në Gjirokastër, e cila jeton prej një viti e gjysmë në nja barakë të vjetër, jashtë çdo kushti normal jetese.

Disa minuta pasi lajmi i News 24 ishte shpërndarë në faqen tonë, një emigrant shqiptar nga Athina na kontakoi dhe u vetëofrua të ndihmonte.

Përkundër shumicës së njerëzve që thjesht solidarizohen me rastin e aty këtu bëjnë ndonjë koment apo ndonjë “Like”, zotëria e çoi deri në fund iniciativën e tij.

Ne e vumë në kontakt me gazetaren e News 24, Brikena Meta, e cila një ditë më parë i dorëzoi kësaj familje një shumë simbolike prej 250 Euro si dhuratë nga emigranti që pati dëshirë të mos identifikohej për këtë gjest human. Për më shumë shihni videon.