Video emocionuese/ Irma Libohova kthehet në skenë, kujton bashkëshortin e ndierë me këngën e tij të preferuar

Vetëm pak ditë më parë Irma Libohova humbi bashkëshortin e saj, Besnik Kasa. Ndonëse në një moment tepër të vështirë të jetës, ajo zgjodhi që dhimbjen të mos e ndante me fansat e saj.

Pese ditë më pas, ajo është ngjitur sërish në skenë ku kishte sesi të mos e kujtonte atë me pak fjalë dhe një këngë.

“Të dashur miq, përpara pesë ditësh kam humbur bashkëshortin. Kjo është dalja e parë publike pasi ka ndodhur kjo. Jeta kështu është, jeta do të vazhdojë. Kam dashur të qëndroj larg vëmendjes së medias. Sepse ashtu më thoshte dhe ai, gëzimin ndaje me të tjerët, hidhërimin mbaje për vete. Sot do të këndoj një këngë që ai e ka dashur shumë. Këngën “Një jetë me ty””, ka thënë ajo dukshëm e emocionuar.

Një jetë me ty…??

A post shared by Irma Libohova (@ilibohova) on