VIDEO/ Fermeri me zetor i “bllokon” rrugën Mirela Kumbaros

Ministrja e Kulturës dhe njëkohësisht kandidatja për deputete në Gjirokastër, Mirela Kumbaro ka postuar në në Twitter një video teksa po udhëton rrugës për në Përmet.

Siç shihet nga pamjet, një fermer me zetor i “bllokon” rrugën për disa çaste makinës së saj, ndërsa më pas i jep sinjal për të kaluar dhe e përshëndet.

“Rruges per Permet dhe te fala nga nje fermer i zones”, shkruan Kumbaro.

Më herët gjatë ditës ajo ka qenë në Gjirokastër, Labovë e Cepo në takimet e kryeministrit Edi Rama. Gjatë ndalesës në Labovën e Kryqit, Rama e falenderoi publikisht bashkë me Luiza Mandin, për punën e mirë që ka bërë në atë fashat me rikonstruksionin e rrugës dhe Kishës.

/Libohova Online/