VIDEO/ Flamur Golemi tregon herën e tij të parë në ‘Granicë’

Flamur Golemi ka zhvilluar një takim elektoral në lagjen “Granicë”, aty ku është rritur e madje ku ka votuar për herë të parë.

Ai thotë se ky takim është një prej momenteve më të bukura të fushatës elektorale deri më tani, ndërsa më pas apelon të rinjtë që votojnë për herë të parë të mbështesin Partinë Socialiste. Më poshtë video dhe mesazhi i tij i plotë:

“Rikthimi si kandidat për deputet në lagjen ku u rrita, u edukova e madje ku votova për herë të është një prej momenteve më të bukura të fushatës elektorale deri më tani. E mbaj mend votën time të parë, ndonëse mosha në atë kohë nuk më lejonte ta kuptoja aq sa duhej rëndësinë e saj. Kam votuar për Partinë Socialiste dhe koha më provoi ndër vite se kam bërë gjithnjë zgjedhjen e duhur. Ju të rinj e të reja që në 25 qershor votoni për herë të parë, mos e shpërdoroni këtë mundësi, mos e çoni dëm votën për asnjë parti tjetër. Ju nuk keni nevojë për deputet ‘call centre’, ju nuk keni nevojë për kandidatët e çadrës që duan të dalin në pension si deputetë të qarkut Gjirokastër. Këta njerëz e kanë mbyllur ciklin me kohë, nuk kanë më çfarë japin. Votë vetëm për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën Kryeministër”. Faleminderit “Granica” për mbështetjen !