VIDEO/ Invalidi pa këmbë e pa dorë në Gjirokastër, nuk i japin pensionin prej dy vitesh

sparkta oNjë rast flagrant i mohimit të statusit në invalidit është regjistruar në Gjirokastër. Spartak Bixhaku është aksidentuar në punë dhe tashmë mund të lëvizë vetëm nëpërmjet patericave apo një ndihmësi, pasi nuk ka njërën këmbë. Dëmtimi i tij fizik, i dukshëm për të gjithë është io pamjaftueshëm për Komisionin e KEMPI-t në Gjirokastër, që prej 2 vjetësh i mohon pensionin e invaliditetit.
  
Ky është Spartak Bixhaku, invalid 61 vjecar banor i Gjirokastrës. Kriza greke e solli 61 vjecarin tre vjet më parë në Shqipëri ku dhe gjeti fatin e tij të keq. Përgjatë gjithë periudhës dy vjecare, 61 vjecari, ashtu me aq mundësi sa ka dhe i ndihmuar edhe nga e shoqja e tij Diliko, është endur në dyert e komisioneve për trajtim financiar invaliditeti, por deri më sot, vetëm Bashkia e Gjirokastrës, i ka lidhur një pagesë mujore në formën e pensionit prej 9800 lekësh.

E shoqja e tij, Diliko Bixhaku, shpreh dhimbjen e saj të përditshme me lot në sy dhe kalvarin e vuajtjeve që përjeton çdo moment me burrin e saj invalid.

“Po e mar në supe, e hipi në zverk, po të kem makinë e kthej poshtë edhe vij nga ana tjetër më ndryshe ose një karrocë si i thonë. Pse mos të ma bëjë këtë udhë. Unë nuk kërkoj as lëmoshë as hiç gjë vetëm kërkoj të drejtën e këtij, ta bëjnë gjynah. Nuk e lë dot vetem, më pengohet edhe bie, me nder në banjo unë e shpie. Lek do për paterica, lek dua për ilace, lek dua për të gjitha, ku të vete! Jam në ditë të hallit po mendojnë, po janë njerëz, po kanë prindër, po kanë baballarë, po kanë burra në shpi, unë dua ndihmë.“-thote gruaja

Vetë invalidi i cili për ironi rezulton i saktë në dokumentacionin e trajtuar nga Komisioni për Trajtimin e Pensionit të Invalidit në Gjirokastër, apelon tek organet e shëndetësisë në Tiranë që të trajtojnë rastin e tij dhe të vlerësojnë mungesën e aftësisë. Ai shpehet se do të vetëdigjet nëse do të vijojë t’i mohohet trajtimi si invalid

“Unë kërkoj nga KEMP, o të më ndihmojë ose unë futem në grevë urie ose do vras veten se skam ku të vete më, unë skam asnjë ndihmë ekonomike, skam me se të rroj.”-thote vete invalidi

Dëmtimi i tij fizik dhe pamundësia për të punuar duket qartë, por vetëm mjekët dhe anëtarët e Komisionit të KEMP-it në Gjirokastër nuk e dallojnë këtë fakt.