VIDEO/ Lindita Rova flet për 12-vjeçaren te “Koto Hoxhi”: Si e zbuluam që luante lojën e rrezikshme “Balena Blu”

Një vajzë 12-vjecare, banore në një prej zonave rurale të Gjirokastrës ka rënë pre e lojës së rrezikshme “balena blu”. Kanë qenë shokët e klasës në shkollën “Koto Hoxhi”, ata që kanë vënë re të parët ndryshimet e saj në sjellje dhe humor. Fëmija kishte arritur deri aty sa lëndonte veten, ndërsa kishte 10 ditë pa ngrënë e pa pirë.

Ajo kishte arritur në nivelin 33 të lojës nga 50 nivele që ka në total.

Do të kishte mjaftuar vetëm pak që kjo 12-vjecare të bëhej një prej viktimave të kësaj loje vrasëse që deri tani ka shkaktuar 130 viktima. Drejtoresha e Arsimit në Gjirokastër, Lindita Rova, jep më shumë detaje rreth këtij rasti.

“Balena Blu” është konsideruar si loja më e rrezikshme që ka pushtuar internetin, për shkak se pjesë e kësaj loje bëhen fëmijët. Loja i detyron fëmijët që në fazën përmbyllëse të kryejnë vetëvrasje.