VIDEO/ Luftëtari fiton ndeshjen me Cerrikun, por futbollistët rrihen me grushta

cerriku (2)Rikthehet sërish dhuna në futbollin shqiptar. Kësaj here ka ndodhur në kategorinë e parë në ndeshjen e së mërkurës mes Turbinës dhe Luftëtarit.

Incidenti ndodhi pak minuta pasi gjirokastritët shënuan golin e fitores.

Në fushë ka shpërthyer zemërimi i futbollistëve vendas dhe tifozëve të Cerrikut.

Siç shihet në videon e mëposhtme një prej futbollistëve të Turbinës vjen vrullshëm për të goditur kundërshtarin.

Pas tij shfaqen edhe disa tifozë.

E habitshme është se arbitri nuk ndëshkoi asnjë futbollist të përfshirë në incident.