VIDEO/ Shihni çfarë i kanë bërë Kalasë së Gjirokastrës të rinjtë e PS-së

5 ditë larg zgjedhjeve të 25 qershorit, të rinjtë e FRESSH në Gjirokastër janë pjesë e një spoti elektoral që i fton gjirokastritët të votojnë Partinë Socialiste.

Video është publikuar në Facebook nga kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PS-së, Bledi Çuçi.

Të rinjtë janë bashkuar në Kalanë e qytetit për të formuar numrin 2, që përkon me numrin rendor të PS-së në fletën e votimit. Shihni videon.