VIDEO/ Shihni çfarë thonë në Gjirokastër për koalicionin PS-LSI. Dikush kërkon edhe…Shqipëri teknike

Ndonëse zyrtarisht nuk është konfirmuar arritja e marrëveshjes Rama-Meta për të dalë sërish bashkë në zgjedhjet e 18 qershorit, në Gjirokastër duket se qytetarët janë pro bashkëqeverisjes mes dy “vëllezërve armiq” të së majtës.

Së paku kështu kuptohet në një kronikë të Alpo Tv, televizionit pranë LSI-së. Personat e pyetur nga gazetarja, janë thuasje të gjithë pro koalicionit, si dhe vlerësojnë reformat qeverisëse.

Cuditërisht janë të gjithë të moshuar dhe jo rastësisht në montazh janë lënë vetëm ata që shprehen pro koalicionit. Si për të ironizuar protestën e opozitës, në kronikë është lënë qëllimisht edhe sinkroni i një të moshuari që në vend të qeverisë teknike, flet për Shqipëri teknike.

Për më shumë shihni videon më poshtë.