VIDEO/ Shihni se si polici nga Këlcyra grabit taksistin në Tiranë. E ndalon policia e Gjirokastrës

20160316040933Pak orë pas ngjarjes është identifikuar personi i dyshuar si grabitës i taksixhiut në Tiranë.

Ai është Eduart Budini nga Këlcyra, ndërsa mësohet se ai është punonjës policie roje në repartin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Dragot të Përmetit.

Në të dhënat e profilit të tij në Facebook, ai shkruan se ka mbaruar studimet për Akademinë e Policisë. Mësohet se aktualisht ai është shoqëruar nga Policia e Gjirokastrës dhe po merret në pyetje. Më herët gjatë ditës policia publikoi videon e grabitjes dhe kërkonte ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij personi.

Shihni edhe njëherë pamjet.


20160316040841 by lapsi-al

Grabitesi Eduart Budini nga Kelcyra.
Grabitesi Eduart Budini nga Kelcyra.