VIDEO/ Shihni si e kultivonin kanabisin me energji elektrike dy vëllezër nga Gjirokastra

KanabisNë vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, Specialistët e Sektorit  për Narkotikët në bashkëpunim me Efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, mbi bazën e informacioneve të marra  në rrugë operative se ne zonën  ‘’Industriale’’ të qytetit të Gjirokastrës  në një magazinë të vjetër  që ishte marrë me qera  nga dy shtetas për pikë shumice për dru zjarri, kultivohej bimë narkotike me anë të llampave elektrike, kanë zhvilluar operacionin ‘’Aspiratori’’.

Si rezultat i këtij operacioni  janë shpallur në kërkim vëllezër :

T.V, 38 vjeç ,banues në Gjirokastër.

H.V , 47 vjeç , banues në Gjirokastër.

Shpallja në kërkim e këtyre dy shtetasve u bë pasi në zonën ‘’Industriale’’  të qytetit të Gjirokastrës , në një magazin të cilën e  kishin marrë me qera dy vëllezrit  u konstatuan 6 dhoma në katin e parë të magazinës të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike  me anë të llampave elektrike.

Në këto dhoma u gjetën 28 thasë plastik me lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Gjithashtu  në vendin e ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale paisje elektrike për ngrohje  si dhe 16 filtra për filtrimin e ajrit, paisje ventilimi  100 llampa  si dhe paisje të tjera ndihmëse qe ishin në funksion të rritjes së bimës narkotike.

Gjithashtu nga policia dhe punonjësit e OSHEE-së është konstatuar dhe vjedhja e energjisë elektrike nga dy vëllezërit.

Materialet do t’i  kalojnë  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër  për veprat penale  ‘’Kultivim  dhe shitje të bimëve narkotike’’,  ‘’Përdorim i paligjshëm i teknologjisë së lartë’’ dhe ‘’ Vjedhje të energjisë elektrike’’parashikuar nga nenet  286/a ,  283/2 dhe 137  të Kodit Penal.


20160311023143 by lapsi-al