VIDEO/ Shkarkimi nga puna, shihni debatin mes Zamira Ramit dhe Dasho Qelit

gfjghjgh9 muaj pas fitores së Bashkisë Gjirokastër, kryetarja Zamira Rami e zgjedhur nën siglën e LSI-së, ka nisur lëvizjet e para në nivel drejtorish në bashkinë që ajo drejton. “Lapsi” të parit i ka rënë drejtorit të Ndërmarrjes së Ujësjellësit, Dashamir Qeli. Por në një vend si Shqipëria të mësuar me emërime e shkarkime politike, nuk është lajm ikja një drejtori dhe zëvendësimi me një tjetër.

Shkarkimi i Dashamir Qelit vjen në një moment kur banka gjermane “KFW” po investon mbi 4 milionë euro në Ujësjellësin e Gjirokastrës. Burime të Lapsi.al thonë se LSI-së, e posaçërisht deputetit të saj në Gjirokastër, Vangjel Tavo,  i duhej “njeriu i vet” në krye të kësaj drejtorie, për të patur më shumë akses në këtë investim milionësh, prandaj është bërë shkarkimi Dashamir Qelit.

Ky i fundit në fakt ka qenë një prej themeluesve dhe kryetarëve të parë të degës së LSI-së në Gjirokastër, por më pas u rikthye sërish në radhët e PS-së. Në videon e siguruar nga Lapsi.al shihet kryebashkiakja Zamira Rami me drejtorin e ri, Bashkim Tola dhe ish-drejtorin Dashamir Qeli.

Pasi bëri prezantimin e drejtorit të ri, ajo debatoi me ish-drejtorin, duke i kërkuar “të lironte karrigen”. Ish-drejtori Dashamir Qeli i ka thënë se vendimi për shkarkimin e tij ishte në shkelje të ligjit pasi nuk është zhvilluar mbledhja e Asamblesë së Ortakëve të Ndërmarrjes së Ujësjellësit, ndërsa kryebashkiakja Rami i thotë “se ka një sërë institucionesh dhe nomenklaturash ku mund të drejtohesh”. Shihni pamjet./ LAPSI.AL/


Shkarkimi i drejtorit te Ujesjellesit Gjirokaster by lapsi-al